BallinaDiasporaKosova dhe Austria parafërzojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale

Kosova dhe Austria parafërzojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale

-

Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në luftimin e krimit ndërkufitar, lehtësimin e procedurave të ekstradimit dhe avancimin e ndihmës së ndërsjellë juridike.

Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale, e cila synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë penale. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, marrëveshja parasheh krijimin e një kornize të qartë ligjore për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, duke mundësuar trajtim më efikas të kërkesave dhe procedurave që lidhen me çështjet penale. Fushëveprimi i marrëveshjes përfshin ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale, transferimin e personave të dënuar, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet dy shteteve.

Përmes kësaj marrëveshjeje, synohet të rritet efikasiteti i institucioneve përkatëse në trajtimin e rasteve penale që përfshijnë më shumë se një shtet, si dhe të forcohen mekanizmat e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar dhe transnacional.

Ministria e Drejtësisë e vlerëson këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit institucional.

“Finalizimi i kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë, si dhe në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar dhe transnacional”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Parafirmimi i marrëveshjes shënon një hap në avancimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet dy vendeve. Hapat e mëtejshëm drejt finalizimit dhe zbatimit të saj do të përcaktojnë mënyrën se si kjo kornizë do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit në çështjet penale./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dhuna ndaj gazetarëve në Shqipëri, organizatat e medias kërkojnë hetime të...

0
Sulmet fizike, përdorimi i forcës nga policia dhe pengimi i gazetarëve gjatë raportimit kanë ngritur shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri. Reporterët pa...