BallinaDiasporaNë Queens u promovua Revista “Mirëdita”, një takim i diasporës shqiptare në...

Në Queens u promovua Revista “Mirëdita”, një takim i diasporës shqiptare në New York

-

Nga Beqir SINA, SHBA

Në Queens, New York, u mblodhën disa nga përfaqësuesit dhe personalitetet e njohura të diasporës shqiptare, në një aktivitet të organizuar me rastin e promovimit të Revistës “Mirëdita”, një botim që synon të pasqyrojë vlerat kulturore, historinë, traditat dhe kontributin e shqiptarëve. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e revistës, drejtori z. Pjetër Marku dhe zv. drejtori z. Aleksandër Ndoja, si dhe personalitete të komunitetit shqiptar në New York, ndër ta Agim Aliçkaj, Pashko Camaj, Tom Mriaj, Belul Gashi, Zef Berisha, Tom Gjergji, Alma Jaku, Estela Ruka dhe Mehill Velaj, Arjana Fetahu Gaba Mëhill Gjura Arjana Ndrenika Astrit Tota Gjergj Ded Vukaj Nazim Qehaja etj Aktiviteti u moderua me mjeshtëri dhe elegancë nga valltarja dhe artistja Estela Ruka, e lindur në Jug të Shqipërisë dhe e rritur në Mirditë, e cila me prezantimin e saj i dha takimit një frymë të veçantë artistike dhe kulturore.

Gjatë fjalimeve të tyre, përfaqësuesit e Revistës “Mirëdita” shprehën mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të pranishmëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të angazhimit të përbashkët për ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e identitetit tonë kombëtar ndër breza.

Në shenjë vlerësimi për kontributet e dhëna në fusha të ndryshme, disa nga pjesëmarrësit u nderuan me medalje mirënjohjeje, për angazhimin e tyre në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare dhe të çështjes kombëtare.

Një prani e veçantë në këtë aktivitet ishte edhe ajo e gazetarit dhe aktivistit të njohur të komunitetit shqiptar, Beqir Sina, i cili, me përkushtimin dhe entuziazmin e tij të vazhdueshëm, u kujdes që ky takim të përcillej edhe te publiku më i gjerë.

Promovimi i Revistës “Mirëdita” ishte më shumë se një takim promovues. Ai shërbeu si një mundësi për të bashkuar personalitete të diasporës, për të vlerësuar kontributet e tyre dhe për të riafirmuar rëndësinë e ruajtjes së kulturës, traditave dhe vlerave kombëtare shqiptare, kudo që jetojnë shqiptarët.

Takime të tilla dëshmojnë se diaspora shqiptare në New York vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në përcjelljen e trashëgimisë sonë kulturore te brezat e rinj.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Guirassy shkëlqen me dy gola, Dortmundi triumfon në Baku ndaj Sabahut

0
Borussia Dortmundi ka siguruar tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Sabahun me rezultat 2:1 në Baku. Heroi i skuadrës gjermane...