BallinaDiasporaKonsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve për kujdes nga përmbytjet

Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve për kujdes nga përmbytjet

-

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet. Përmes një njoftimi, Konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.

Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen përmes burimeve zyrtare, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së tyre. Për rastet emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën në numrin e telefonit +90 531 105 63 91./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin...

0
Financimi i qëndrueshëm, liria akademike dhe vlerat që krijojnë universitetet në shoqëri ishin ndër temat kryesore të Forumit të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA),...