BallinaEKSKLUZIVEKonsullata e Kosovës në Cyrih mbyllet për palë më 5 qershor për...

Konsullata e Kosovës në Cyrih mbyllet për palë më 5 qershor për shkak të angazhimeve në zgjedhjet e parakohshme

-

CYRIH – Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se të premten, më 5 qershor 2026, nuk do të jetë e hapur për qytetarët për shkak të angazhimeve që lidhen me organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton helveticALForum.ch.  Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj dite do të pezullohen të gjitha shërbimet e rregullta konsullore. Megjithatë, përjashtimisht do të vazhdojë ofrimi i shërbimit për tërheqjen e dokumenteve personale, përfshirë pasaportat, letërnjoftimet dhe dokumente të tjera që tashmë kanë arritur në Konsullatë. Përfaqësuesit e Konsullatës kanë falënderuar bashkatdhetarët për mirëkuptimin dhe kanë kërkuar që qytetarët të planifikojnë vizitat e tyre në ditët e tjera të punës për shërbimet e zakonshme konsullore.

Ky vendim vjen në kuadër të përgatitjeve dhe angazhimeve institucionale për procesin zgjedhor, i cili kërkon mobilizim të shtuar të stafit diplomatik dhe konsullor, transmeton helveticALForum.ch. 

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çmimet e derivateve në Zvicër: Qytetari po e ndien gjithnjë e...

0
Nga Besnik HEBIBI Nga rrugët e mbushura me vetura te çmimi që rëndon buxhetin familjar Ashtu si në shumë vende të Evropës, edhe në Zvicër çmimet...