BallinaSportiAlbian Ajeti shënon, Lugano përmbys Cërvena Zvezdën dhe triumfon 3:2

Albian Ajeti shënon, Lugano përmbys Cërvena Zvezdën dhe triumfon 3:2

-

Futbollisti shqiptar Albian Ajeti gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa Lugano siguroi një fitore dramatike 3:2 ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit, në kuadër të Conference League. Skuadra zvicerane e vulosi triumfin në minutat e fundit të takimit.

Lugano ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Cërvena Zvezdës, në një ndeshje me pesë gola, përmbysje të rezultatit dhe emocione deri në momentet e fundit. Protagonist në këtë përballje ishte edhe sulmuesi shqiptar Albian Ajeti, i cili shënoi golin e parë për skuadrën zvicerane. Ajeti kaloi Luganon në epërsi në minutën e 25-të, kur reagoi shpejt pas një topi të mbetur në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi atë në këndin e poshtëm të djathtë të portës, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1:0. Megjithatë, epërsia e Luganos zgjati vetëm shtatë minuta. Në minutën e 32-të, Timi Elshnik barazoi shifrat në 1:1, pas një pasimi të saktë dhe një goditjeje të qëlluar drejt portës.

Ajeti pati mundësinë të shënonte sërish në fund të pjesës së parë. Në minutën e 44-t, sulmuesi shqiptar provoi me një goditje me efekt nga skaji i zonës së rreptësisë, por portieri Matheus reagoi mirë dhe e ndali tentimin e tij.

Cërvena Zvezda përmbys rezultatin, Lugano reagon në fund

Në pjesën e dytë, skuadra nga Beogradi arriti ta përmbyste rezultatin. Krunić shënoi në minutën e 67-të, duke e çuar Cërvena Zvezdën në epërsi 1:2 dhe duke ia vështirësuar detyrën skuadrës zvicerane.

Lugano, megjithatë, nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen në minutën e 84-t, kur Yanis Cimignani harkoi saktë në zonën e rreptësisë, ndërsa Dereck Moncada e dërgoi topin në rrjetë për 2:2.

Kur ndeshja po i afrohej fundit dhe barazimi dukej si rezultat i mundshëm, Lugano fitoi një penallti në minutën e 89-të. Nga pika e bardhë, Grgiq u tregua i saktë, duke shënuar për 3:2 dhe duke shkaktuar festë te skuadra zvicerane.

Ajeti protagonist në fitoren e Luganos

Goli i Albian Ajetit i dha Luganos epërsinë e parë në këtë përballje, ndërsa skuadra zvicerane tregoi këmbëngulje duke rikthyer rezultatin pas disavantazhit në pjesën e dytë. Triumfi 3:2 ndaj Cërvena Zvezdës u vendos në çastet e fundit të takimit, duke i dhënë Luganos një fitore dramatike në Conference League./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjermania reformon shërbimin e urgjencës mjekësore, ja çfarë ndryshon për shqiptarët

0
Bundestagu gjerman miraton reformën e urgjencës mjekësore, me synimin për të ulur mbingarkesën në spitale dhe për t’i orientuar pacientët drejt shërbimit të duhur....