Kombëtarja e Zvicrës nuk e nisi me fitore Kampionatin Botëror në futboll. Zviceranët shfaqën lojë të mirë por u befasuan nga Katari, duke luajtur baras me rezultat 1:1, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B.
Sulmuesit zviceranë shpërdoruan shumë raste të mira.
Zvicra – Katari 1:1
Stadiumi “Levi’s”, Santa Clara.
Gjyqtar: S. Martinez (Honduras).
Shikues:70.000.
Shënues: Embolo (17′-nga penalltia) – Khoukhi (90+4’).
Kartona të verdhë: Zakaria – Abunada, Gaber.
Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Zakaria; Rodrígue (Muheim 89′)z, Freuler (Jashari 89′), Xhaka, Aebischer (Rieder 66′); Ndoye (Manzamb 66′), Vargas (Amdouni 79′); Embolo
Katari: Abunada; Al-Oui (Fathi 60′), Pedro Miguel, Khoukhi, Al Amin; Madibo (Al Mannai 79′), Laye, Gaber (Boudiaf 60′); Edmilson Junior (Al Haydos 89′), Abdurisag (Alaaeldin 60′), Afif. Kapiteni Granit Xhaka zhvilloi paraqitje të mirë së bashku me bashkëlojtarët e tij, ndërsa kjo ishte ndeshja e tij e 13-të në Kampionat Botëror.
Granit Xhaka u paraqit tërë takimin, ndërsa Ardon Jashari nga minuta e 89-të.
Në minutën e 2-të, Zvicra pati fat të madh. Edmilson Junior doli ballë për ballë me portierin, por goditja e tij u ndal nga portieri zviceran.
Në minutën e 6-të, Dan Ndoye pranoi një pasim brenda zonës, kontrolloi topin dhe goditi drejt shtyllës së djathtë, por Mahmoud Abunada reagoi shkëlqyeshëm duke shpëtuar portën e Katarit.
Vetëm tri minuta më vonë, Ndoye shpërdoroi një rast ideal nga rreth 10 metra, duke gjuajtur mbi portë. Në minutën e 17-të, Breel Embolo realizoi nga penalltia dhe 1:0 për Zvicrën. Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Edmilson Junior u fut me shpejtësi në zonë, por goditja e tij nga afërsia nuk e befasoi portierin Gregor Kobel, i cili largoi topin në këndore.
Në minutën e 45+3, Ruben Vargas pranoi një pasim të saktë dhe u gjend i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij drejt anës së majtë u ndal nga Mahmoud Abunada, i cili bëri një pritje fantastike.
Në minutën e 45+6, Michel Aebischer kontrolloi bukur një top brenda zonës dhe gjuajti drejt këndit të poshtëm të majtë, por një mbrojtës kundërshtar largoi topin nga vija fatale.
Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Granit Xhaka provoi nga rreth 20 metra, por goditja e tij e fuqishme kaloi pak centimetra mbi traversë.
Në minutën e 75-të, Ruben Vargas u gjend në pozitë të mirë, por portieri i Katarit ndali tentimin e tij.
Vetëm një minutë më vonë, Embolo provoi nga një kënd i vështirë, por edhe ai nuk arriti ta mposhtte portierin kundërshtar.
Në minutën e 90+4 kapiteni Khoukhi me kokë shënoi për rezultatin 1:1 dhe befasojnë Zvicrën.
Pas xhiros së parë, Katari kryeson Grupin B me 1 pikë, pastaj Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina e Kanadaja kanë nga 1 pikë.
Në xhiron e dytë, më 18 qershor, Bosnja dhe Hercegovina përballet me Zvicrën nga ora 21:00, ndërsa Kanadaja më 19 qershor takohet me Katarin nga ora 24:00./K.Goca/BS




