POSTIMET E FUNDIT

Maroku ka shkaktuar befasi të madhe në hapje të Grupit C të Kampionatit Botëror në futboll

Marokenët i morën pikë pesë herë kampionit të botës, Brazilit, duke barazuar me rezultat 1:1 në një ndeshje të luftuar dhe me raste të shumta shënimi.

Përballja u mbyll pa fitues, ndërsa selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, mbeti i zhgënjyer me këtë barazim në xhiron e parë.

Brazili – Maroku 1:1

Shikues: 80.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç.
Stadiumi “MetLife”, New York City.
Shënues: Vinicius Junior (32′) – Saibari  (21′). 
Kartona të verdhë:Casemiro, Ibanez .
Brazili: Alisson, Gabriel, Marquinhos, Douglas Santos, Ibanez (Danilo 46′), Casemiro (Fabinho 46′), Guimaraes (Danilo Santos 80′), Paqueta (Cunha 62′), Vinicius, Raphinha, Thiago (Luiz Henrique 62′).
Maroku: Bono, Hakimi, Mazraoui (Salah-Eddine 80′), Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi (El Mourabet  65′), Saibari (Rahimi 89′), El Khannouss (Amaimouni 80′), El Aynaoui, Brahim DIaz.(Talbi 64′)

Maroku kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Ismael Saibari realizoi një gol të bukur. Ai doli ballë për ballë me portierin dhe me një parabollë nga rreth 18 metra e dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Brazili reagoi në minutën e 32-të. Vinicius Junior përfundoi një veprim të bukur individual me një goditje të shkëlqyeshme nga brenda zonës. Portieri Bono mbeti vetëm spektator, teksa topi përfundoi në këndin e sipërm të majtë për rezultatin 1:1.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+2, Lucas Paqueta humbi një rast ideal për Brazilin. Krejtësisht i pambuluar, ai gjuajti drejt shtyllës së majtë nga afërsia, por Bono reagoi në mënyrë fantastike dhe shpëtoi portën e Marokut.

Në minutën e 78-të, Raphinha pranoi një pasim të shkurtër brenda zonës dhe nga rreth 10-11 metra gjuajti drejt mesit të portës, por Bono e ndali goditjen me këmbë. Në minutën e 90+9 Alisson si hero i vërtetë shpëtoi nga humbja Brazilin. Neil El Aynaoui (Maroku) ishte lojtari që testoi reflekset e portierit. Alisson realizon një pritje të shkëlqyer! Ai e ndali gjuajtjen nga 18 metra të lojtarit rival.

Në fund, sfida përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Në xhiron e dytë, më 20 qershor, Brazili do të përballet me Haitin nga ora 02:30, ndërsa Maroku do të takohet me Skocinë nga ora 24:00. /K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB