Darkë me Zv/Sekretarin amerikan të shtetit. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar takime në Uashington me Zëvëndës sekretarin amerikan të shtetit, Christopher Lendau, dhe kongresmenë amerikanë.
Në fokus të bisedave, ishte ndihma që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe angazhimi që duhet të marrë vendi ynë në luftën kundër korrupsionit, forcimin e demokracisë dhe garantimin e drejtësisë të pavarur. Mediu thotë se në takim është folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit strategjik në Ballkan, ku shqiptarët kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit, transmeton tvklanal.




