POSTIMET E FUNDIT

Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare në SHBA

Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në platformën X, ku ka sqaruar edhe arsyen e këtij vendimi.

Në letrën e dorëheqjes, Gabbard shpreh mirënjohje ndaj presidentit për besimin dhe mundësinë për të udhëhequr Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë 18 muajve të fundit.

Ajo thekson se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockave dhe se për këtë arsye ka vendosur të largohet nga detyra publike për t’i qëndruar pranë dhe për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

“Fatkeqësisht, duhet të paraqes dorëheqjen time, e cila hyn në fuqi më 30 qershor 2026. Bashkëshorti im, Abraham, kohët e fundit është diagnostikuar me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave. Në këtë kohë, duhet të largohem nga shërbimi publik për të qenë pranë tij dhe për ta mbështetur plotësisht në këtë betejë”, shkruan ajo, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB