BallinaRiniaEnkileda Carja shkruan historinë, thyen rekordin evropian për të rinj!

Enkileda Carja shkruan historinë, thyen rekordin evropian për të rinj!

-

Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, Enkileda Carja ka thyer rekordin evropian për të rinj në stilin e shkëputjes, duke ngritur plot 103 kilogramë. Sportistja e Shqipërisë ka ngritur lart emrin e vendit dhe synon rekorde të reja. “Një arritje e jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin, forcën dhe nivelin e lartë të peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Enkileda vazhdon të na bëjë krenarë dhe të vendosë Shqipërinë në hartën e suksesit evropian”, shkruan Federata Shqiptare e Peshëngritjes. 18-vjeçarja nga Elbasani u dekorua në këtë aktivitet me titullin “Ylli në Ngritje i Europës 2025” nga Federata Europiane e Peshëngritjes, një çmim që konfirmon talentin, përkushtimin dhe të ardhmen e ndritur të saj në këtë sport, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbyllet dita e 124 e protestës: Poshtë narkoshteti!

0
Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë...