BallinaAtdheuKapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

-

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar se kjo është një çështje e mbyllur për të.

Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dalja nga BDI-ja nuk ka qenë një vendim i momentit, por rezultat i një përplasjeje të gjatë të brendshme.

“Assesi, e para nuk kam dal ad-hok, për shkak të një çështjeje, por ka qenë një luftë e brendshme 7-8 vite. Nuk ka qenë e lehtë, por në momentin që kam dalë jashtë, është kapitull i mbyllur dhe kam vazhduar me opozitën shqiptare e cila tani qeverisë me shqiptarët, ndërsa BDI është në opozitë”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se tashmë është i fokusuar në angazhimin e tij brenda VLEN-it.

“Këtë kapitull e kam mbyllur. Jam pjesë e VLEN-it dhe bashkëkryetar i VLEN-it”, tha Mexhiti.

Megjithatë, Mexhiti nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit të VLEN-it me subjektet tjera politike shqiptare, përfshirë edhe opozitën për çështje të caktuara. “Sepse fundja jemi subjekte shqiptare dhe ka momente ku duhet të jemi bashkë, por në parim jemi konkurrentë politikë”, u shpreh Mexhiti, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbyllet dita e 124 e protestës: Poshtë narkoshteti!

0
Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë...