Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë bërë thirrjen “Nesër më shumë”, duke deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe aktivistëve, të cilët gjatë protestës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkuan ndryshimin e drejtimit politik të vendit. Një prej kërkesave kryesore të përsëritura gjatë protestës ishte dorëheqja e kryeministrit.
Gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje kundër Ramës dhe ministrave të qeverisë, ndërsa protestuesit vijuan me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Pjesë e protestës ishin edhe pankarta dhe slogane që përcillnin mesazhet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve, transmeton BW










