Gjermanët ishin më të mirë duke demoluar Serbinë me lojë e rezultat.
Në minutën e 39-të, Tom Bischof përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e sipërm të majtë mposht portierin serb. Në minutën e 61-të, Florian Wirtz pranon një pasim të bukur dhe me një goditje të ulët në këndin e poshtëm të majtë mposht portierin Petroviq, 2:0. Greqia kryeson me 9 pikë, pasojnë Gjermania me 4, Holanda 4 dhe Serbia është e fundosur me 0./K.GOCA/BS










