BallinaKrijimtariE lodhim njëri-tjetrin pa nevojë

E lodhim njëri-tjetrin pa nevojë

-

Nga Florim USEINI, Luzern

Në ditën e bukur, qiell i hapur me diell

Në konakun e zbrazët rreth oxhakut të ftohtë

Me orën e ndalur në mur, e pushkën e vjerrur të vjetëruar

mesin e kujtimeve i humbur, në sokakun e vjetër drejt muzgut.

Ditët hecin të radhitura, netët e panumëruara drejt të hiçit

Të valëzuara nga mundi i asgjësë, me shpresën drejt të mirës nga qielli

Vrapojmë me eufori kur shohim vijën e bardhë në mbylljen e ditës për t’ra terri

Për të kapur ditën, duke u ofkuar se t’iku dita, që s’e kapim nga stresi i njëjtë.

Gënjej veten se iku kjo, e po kapim vijën e territ kur t’bie drita

Fjalë ka boll, e arsye të mos flasim, por kujt i them kur jam i vetëm

Mos vallë gënjejmë njëri-tjetrin, pse s’bashkëpunojnë mendja e trupi

E lodhin njëri-tjetrin pa nevojë, sikur të jetë shqiptar ky i shkreti.

Luzern, 20.11.2025

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lozanë, Zvicër: Një mbrëmje e dijes dhe reflektimit mbi modelin profetik

0
Tribunë me rastin e Mevludit: “Nga Suneti ritual te Suneti qytetërues – reflektim kritik mbi modelin profetik të muslimanëve sot” Në kuadër të muajit...