Sezoni i ri i Champions League po hyn në fazën vendimtare, me shortin e fazës së ligës që do të hidhet më 27 gusht në Monaco, duke nisur nga ora 18:00. Në fazën e ligës do të marrin pjesë 36 skuadra, ndërsa 29 prej tyre tashmë e kanë siguruar kualifikimin.
Ndër ekipet e mëdha janë Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, PSG, Inter, Arsenal dhe Atletico Madrid.
Shorti do t’i ndajë ekipet në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të UEFA-s.
Çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje, nga dy kundër ekipeve të secilës vazo. Klubet nuk mund të përballen me një ekip nga i njëjti shtet në këtë fazë.
Pas tetë xhirove, tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8 së finales. Ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off, ndërsa 12 skuadrat që renditen nga vendi i 25-të deri në të 36-in do të eliminohen.
Faza e ligës do të nisë më 8 shtator 2026, ndërsa ndeshjet e fundit do të zhvillohen në janar të vitit 2027.
Faza me eliminim direkt do të nisë me play-off-et në shkurt, ndërsa finalja do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në Estadio Metropolitano të Madridit, stadiumi i Atletico Madridit.
Ky do të jetë edicioni i 72-të i kompeticionit në historinë e tij dhe një tjetër sezon ku gjigantët e Evropës do të synojnë trofeun më prestigjioz të futbollit kontinental./BS










