BallinaEKSKLUZIVEBerisha udhëton drejt  SHBA, zbulohet çfarë do bëjë dhe kush e shoqëron

Berisha udhëton drejt  SHBA, zbulohet çfarë do bëjë dhe kush e shoqëron

-

Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA të premten, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në një vizitë që pritet të zgjasë 7 ditë.

Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme.

Takimi i parë në Nju Jork, të dielën, në datën 6, ndërsa takimi i dytë, të martën, në datën 8, në Texas. Ndërkohë përveç tyre, pritet që kryedemokrati të zhvillojë disa takime të tjera me kongresmenë dhe senatorë amerikan, por që ende zyrtarisht nuk është njoftuar asgjë.

Burime bëjnë me dije se delegacioni që do të shoqërojë kreun e PD në SHBA, përbehet nga nënkryetari i  PD, Belind Këllici, deputetët Albana Vokshi e Klevis Balliu, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Ceno.

Rikthimi i Berishës në SHBA, vjen pas gati 14 vitesh, pasi herën e fundit që kishte qenë përtej Oqeanit në vitin 2012 kur ishte kryeministër i vendit, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili...