BallinaEKSKLUZIVEUnioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon dhunës e Policisë ndaj gazetarëve, reporterëve e...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon dhunës e Policisë ndaj gazetarëve, reporterëve e punonjësve të medias

-

Episode të tjera dhune ndaj gazetarëve nga punonjës policie në Tiranë.

Tiranë më 19.10.2026 – Episode të tjera pengimi, shtyrjeje dhe ndalim filmimesh për reporterët janë raportuar gjatë mbrëmjes së sotme pranë Zyrës Informuese të UGSH. Sipas këtyre njoftimeve, kolegu Armand Bajrami ka pësuar goditje në shpatull nga një plumb gome, ndërsa po raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas kolegut Bajrami plumbi e ka prekur tangencialisht dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që goditje të njëjtë ka pësuar edhe një operator i Tv Klan.

Incidente në raportim ka pasur edhe ndaj reporterit Elkier Bushkolaj si dhe Julian Hoxhaj, i cili është tërhequr zvarrë nga punonjës policie, duke shkaktuar reagimin dhe ndërhyrjen e kolegëve të tjerë gazetarë të pranishëm, duke u lënë i lirë.

Nga raportimet e degëve dhe kordinatorëve të UGSH-së në nivel vendi, këto kanë qenë episodet e një mbrëmjeje më parë dhe gjatë ditës së sotme.

UGSH i denoncon këto akte dhe sjellje policore ndaj kilegëve. Kërkojmë nga auoritetet drejtuese të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm si dhe nga struktura e Agjencisë së Mbrojtjes Policore hetimin e rasteve dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj këtyre shkeljeve dhe tejkalimeve ligjore nga punonjësit e policisë.

UGSH njëkohësisht vëren, se në disa raste, nëpër rrjetet sociale qarkullojnë dhe pasazhe audiovizive ku konstatohen shkelje të Kodit të Etikës dhe tejkalim të rolit dhe detyrës si reporter apo gazetar në raportim. Misioni dhe detyra jonë profesionale dhe publike konsiston në raportim kurajoz, të pakufizueshëm dhe në liri dhe sipas parimeve profesionale. /GD

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sukses i ri për kinematografinë kosovare: Filmi “From 6 to 5”...

0
Filmi kosovar “From 6 to 5”, me regji të Erlisë Beqirit, është shpallur fitues i çmimit “Best Fiction” në edicionin e nëntë të Festivalit...

Histori nga Roma e lashtë