Nga Ilir Ikonomi
Në vitin 41 pas Krishtit, Klaudi u premtoi nga 15.000 sesterce, siç quhej monedha e asaj kohe, ushtarëve të gardës që e mbështetën të bëhej perandor i Romës.
Këtë e thotë historiani romak Suetoni, i cili shkruan se Klaudi bleu në fakt besnikërinë e tyre për të kapur pushtetin.
Klaudi ishte perandori i parë që përdorte ryshfetin për të siguruar besnikërinë e gardianëve.
Ryshfetet për të blerë policët dhe ushtarët jepen shpesh në shifra që përfshijnë numrin 5. Ndoshta ky numër ka qenë historikisht një ogur i mirë.
Në vitin 193 pas Krishtit, kur garda pretoriane vrau perandorin, njëri nga pretendentët e fronit, Didius Julianus, i premtoi çdo ushtari 25.000 sesterce që ta shpallnin perandor.
Nëse në atë kohë do të përdorej euro, shpërblimi do të kishte qenë ndoshta 2500 euro.
Për buxhetin e shtetit shqiptar që vidhet me të dyja duart, 2500 euro nuk janë gjë fare, sidomos kur paguhen për të mbrojtur “njeriun e vetëm” që mund ta çojë vendin në BE. /BS










