POSTIMET E FUNDIT

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot pas takimit me një zyrtar të CDU-së se bashkëpunimi mes palëve do të intensifikohet në shërbim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas Berishës, integrimi në bashkësinë europiane duhet të jetë proces i bazuar në mertia.

Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqpipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE”, tha ai.

Sipas Berishës, integrimi në BE nuk mund të bëhet nga kryeministri Edi Rama, teksa hodhi një sërë akuzash në drejtim të tij.

Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë. Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”, u shpreh kreu i PD-së, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB