BallinaEKSKLUZIVEShënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

-

Kanë kaluar më shumë se 27 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve. Aktivitete të ndryshme do të organizohen gjatë ditës për të nderuar kujtimin e të pagjeturve dhe për të bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të tyre. Në orën 11:30, U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëjnë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, me rastin 27 prillit, Ditës së Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në Kosovë, 27 Prilli shënon Ditën e Personave të Pagjetur, në nderim të mijëra personave që ende nuk janë gjetur që nga lufta e fundit. Kjo ditë shërben si kujtesë për dhimbjen e familjarëve dhe si thirrje për drejtësi e zbardhje të fatit të të zhdukurve. Institucionet dhe organizatat kërkojnë angazhim më të madh për zgjidhjen e rasteve të mbetura. Edhe pas shumë vitesh, familjet vazhdojnë të presin përgjigje për më të dashurit e tyre. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti...

0
Nga: Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve...