POSTIMET E FUNDIT

BE, rregulla të reja për rrjetet sociale 

Von der Leyen: Po e trajtojnë mendjen e fëmijëve tanë si mall

Komisioni Europian do të vendosë rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët. Presidentja Von der Leyen shprehet se rreziqet nga platformat që po e përdorin mendjen e të miturve si mall po shumëfishohen me shpejtësi.

Bashkimi Europian po punon për rregulla të reja për të mbrojtur fëmijët nga dizajnet e varësisë si scroll-i i pafundmë, autoplay apo algoritmet e platformave sociale si TikTok, Meta apo X. “Privimi nga gjumi, depresioni, ankthi, sjellja problematike, ngacmimi seksual i fëmijëve, shfrytëzimi, vetëvrasja. Rreziqet po shumëfishohen me shpejtësi. Këto rreziqe janë realiteti i botës digjitale. Nuk janë aksidentale. Janë rezultat i modeleve të biznesit që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve tanë si një mall”.

Von der Leyen tha se Komisioni do të synojë posaçërisht praktikat që krijojnë varësi, që janë të dëmshme dhe nxisin përdorimin e tepërt, përmes Aktit për Drejtësi Dixhitale, i cili do të propozohet brenda këtij viti. Ky akt, sipas saj, do të vendosë gjithashtu kufizime të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale në mediat sociale, ndërsa mbështeti edhe kufizimin e moshës për të aksesuar platformat online.

Rregullorja e re gjithashtu do të forcojë dhe zgjerojë kërkesën për të trajtuar përmbajtjen e dëmshme dhe të paligjshme në rrjetet sociale. Këto masa janë pjesë e një shtytjeje më të gjerë globale për të kufizuar ndikimin te të miturit, mes shqetësimeve për shëndetin mendor, varësinë digjitale dhe sigurinë online të fëmijëve, transmeton tvklan.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB