POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori Ylber Sela forcon bashkëpunimin akademik me Universitetin e Potsdam-it

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Shkëlqesia e Tij, Prof. Dr. Ylber Sela, realizoi një vizitë të veçantë në Universitetin e Potsdam-it në Gjermani, ku u prit në Fakultetin Juridik nga dekani Prof. Dr. Andreas Zimmermann dhe drejtori menaxhues i fakultetit, Dr. Lars Ruehlicke. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku në fokus të diskutimeve ishin mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet fakulteteve juridike të Maqedonisë së Veriut dhe Universitetit të Potsdam-it. Palët biseduan për organizimin e vizitave reciproke akademike, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Screenshot

Vizita e ambasadorit Sela siç mëson helveticALForum.ch vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet dy vendeve, duke hapur perspektiva të reja për bashkëpunim ndërkombëtar në sektorin juridik dhe universitar. Ky takim gjithashtu dëshmon për angazhimin aktiv diplomatik në promovimin e arsimit, dijes dhe integrimit evropian përmes partneriteteve konkrete ndëruniversitare. /HelveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB