BallinaFoto LajmAdem Kicaj, mes rrënjëve dhe botës – arti që nuk ndalet

Adem Kicaj, mes rrënjëve dhe botës – arti që nuk ndalet

Edhe pas më shumë se tri dekadash larg vendlindjes, artisti i njohur dhe presidenti i IFTP-së me qendër në Zvicër, Prof. Adem Kicaj, vazhdon të mbetet një emër aktiv dhe i palodhur në jetën artistike shqiptare. I ndarë mes atdheut dhe mërgatës, ai ka ditur ta shndërrojë distancën në urë bashkëpunimi dhe krijimtarie.

Projektet e Prof. Kicajt janë në vazhdimësi dhe dëshmojnë një energji krijuese që nuk i nënshtrohet kohës. Me përkushtim dhe vizion, ai vazhdon të kontribuojë në art, kulturë dhe edukim artistik, duke lënë gjurmë të rëndësishme edhe për brezat e rinj.

Sipas informacioneve që ka siguruar helveticALforum.ch, Prof. Adem Kicaj është në përgatitje të disa projekteve të reja, të cilat pritet të prezantohen së shpejti, duke e konfirmuar edhe një herë rolin e tij si një figurë kyçe mes kulturës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. / HelveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino nuk mund të rizgjidhet

0
Ditët kalojnë, ndërsa pozicioni i Gianni Infantino vazhdon të rëndohet dhe misioni i tij për t’u rizgjedhur si president i FIFA bëhet më i...