BallinaAtdheuHamza: Fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Hamza: Fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara

-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për rendin e veprimeve që duhet të ndërmarrë Kuvendi, në një kohë kur Kosova ndodhet në një afat vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Para mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, Hamza ka kërkuar që fillimisht të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa vetëm më pas të diskutohet për zgjedhjen e presidentit.

Qëndrimi i PDK-së për këtë rend nuk është i ri. Hamza e ka përsëritur edhe më herët se partia e tij është e gatshme të diskutojë për presidentin pasi të përfundojë procedura parlamentare për projektligjin.

Hamza i ka bërë gjithashtu thirrje kryeministrit Albin Kurti që të thërrasë seancën e Kuvendit, në mënyrë që të mund të procedohet me votimin e projektligjit dhe më pas me çështjen e presidentit.

Kjo përplasje për rendin e votimeve vjen në ditën kur skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, Kuvendi rrezikon shpërndarjen dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ndodhet aktualisht në Forumin për Shoqëri Civile, në kuadër të Procesit të Berlinit.

PDK-ja ka insistuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen në të dy leximet përpara se të procedohet me zgjedhjen e presidentit. Sipas raportimeve të fundit, pikërisht renditja e këtyre dy çështjeve ka qenë një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mes Hamzës dhe Kurtit.

Tashmë pritet vendimi i institucioneve nëse do të thirret seanca dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për rendin e votimeve, në një ditë që mund të përcaktojë nëse Kosova do të shmangë apo jo një tjetër proces zgjedhor, transmeton TCH.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kombëtarja do të luajë në orën 20:45 kundër San Marino

0
Kombëtarja e Shqipërisë mbyll sot në mbrëmje “xhiron” e parë të sfidave në Ligën e Kombeve. Duke nisur nga ora 20:45, skuadra kuqezi kthehet...