BallinaEKSKLUZIVEZvicra voton për ndalimin e fishekzjarreve: Përplasja mes traditës dhe sigurisë

Zvicra voton për ndalimin e fishekzjarreve: Përplasja mes traditës dhe sigurisë

-

Bernë – Më 29 nëntor, qytetarët zviceranë do të votojnë për nismën për fishekzjarret, e cila synon kufizimin e përdorimit të fishekzjarreve të zhurmshme nga personat privatë, transmeton 20min.ch. Nisma ka hapur një debat të gjerë në vend, ndërsa kundërshtarët e saj paralajmërojnë për humbjen e traditave, dëmtimin e industrisë së fishekzjarreve dhe krijimin e një kulture të re ndalimesh. Kundër nismës janë pozicionuar Qeveria Federale dhe shumica e Parlamentit. Në kampin kundërshtues bëjnë pjesë përfaqësues të SVP-së, Qendrës, Jungfreisinnigen, Shoqatës Zvicerane të Zejeve dhe industrisë së fishekzjarreve.

Kundërshtarët: Ndalimi është i tepruar

Kundërshtarët argumentojnë se kantonet dhe komunat kanë tashmë mundësi të vendosin kufizime në kohë dhe hapësirë, si dhe të kërkojnë leje për përdorimin e fishekzjarreve. Sipas tyre, kjo mundëson masa të përshtatura sipas situatës lokale, pa pasur nevojë për një ndalim mbarëkombëtar.

“Nisma për fishekzjarret i bashkohet një politike që u dikton njerëzve gjithnjë e më shumë dhe u beson gjithnjë e më pak”, ka deklaruar kreu i Jungfreisinnigen, Jonas Lüthy.

Ai ka theksuar se fishekzjarret gjatë 1 Gushtit, Vitit të Ri, dasmave dhe festave të fshatrave janë pjesë e traditës dhe momenteve që bashkojnë shoqërinë. Edhe deputeti i SVP-së, Edgar Bischof, ka vënë theksin te tradita zvicerane.

“Një ndalim mbarëkombëtar i fishekzjarreve do të ndalonte një pjesë të kulturës dhe traditës sonë”, është shprehur ai.

Industria paralajmëron pasoja ekonomike

Nëse iniciativa miratohet, kundërshtarët paralajmërojnë se pasojat nuk do të prekin vetëm përdoruesit privatë. Sipas tyre, tregtarët e specializuar, prodhuesit, importuesit e fishekzjarreve dhe organizatorët e eventeve do të humbnin një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të tyre ekonomik.

Drejtori i Shoqatës Zvicerane të Zejeve, Urs Furrer, e ka kundërshtuar idenë e ndalimeve të përgjithshme në nivel kombëtar.

“Ndalimet e panevojshme në të gjithë Zvicrën duhet të luftohen. Përndryshe, në fund do të kemi vetëm ndalime. Kjo e mbyt ekonominë”, ka deklaruar Furrer.

Mbështetësit: Duhet një rregull i njëjtë për gjithë Zvicrën

Në anën tjetër, mbështetësit e nismës argumentojnë se aktualisht në Zvicër ekzistojnë rregulla të ndryshme nga një kanton apo komunë në tjetrën. Sipas tyre, iniciativa do të krijonte një rregull të qartë dhe të njëjtë në të gjithë vendin. Mbështetësit theksojnë se nisma nuk do t’i eliminonte domosdoshmërisht fishekzjarret në eventet e mëdha. Në fokus do të ishin kryesisht përdorimi privat dhe “shpërthimet” e zgjatura që ndodhin për periudha të tëra.

Siguria dhe mjedisi në qendër të debatit

Një tjetër argument i mbështetësve lidhet me sigurinë. Sipas tyre, ndalimi do të mund të parandalonte çdo vit qindra aksidente dhe zjarre të shkaktuara nga fishekzjarret. Në debat është përfshirë edhe aspekti mjedisor. Sipas të dhënave të përmendura nga Qeveria Federale, fishekzjarret shkaktojnë rreth 1,300 tonë mbetje në vit. Për mbështetësit e nismës, kufizimi i fishekzjarreve do të kontribuonte në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, ndërsa do të reduktonte edhe rreziqet për njerëzit dhe pronën.

Vendimi në duart e qytetarëve

Debati për fishekzjarret tashmë është kthyer në një përplasje mes dy këndvështrimeve: nga njëra anë, mbrojtja e traditave dhe lirisë individuale, ndërsa nga ana tjetër, siguria, mbrojtja e mjedisit dhe nevoja për rregulla të njëjta në të gjithë vendin. Më 29 nëntor, qytetarët zviceranë do të vendosin nëse fishekzjarret e zhurmshme të përdorura nga privatët do të kenë një të ardhme në Zvicër apo nëse vendi do të zgjedhë një qasje më kufizuese, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hamza: Fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për rendin e veprimeve që duhet të ndërmarrë Kuvendi, në një...