BallinaDiasporaMinistri i Jashtëm Hoxha takim me deputetin gjerman

Ministri i Jashtëm Hoxha takim me deputetin gjerman

-

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Peter Beyer, anëtar i Bundestagut gjerman, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe mik i vjetër i Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi është zhvilluar një shkëmbim i hapur dhe përfshirës idesh mbi një gamë të gjerë çështjesh.

Ndërsa vlerësoi kontributin e deputetit gjerman, ministri Hoxha shkruan se në takim janë diskutuar mbi një sërë çështjesh, nisur nga zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Zhvilluam një shkëmbim të hapur dhe përfshirës mbi një sërë çështjesh: marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nevojën për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre të konsiderueshëm; zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE; si dhe situatën në zhvillim e sipër në Ballkanin Perëndimor, përfshirë zgjedhjet e fundit në Serbi dhe implikimet e tyre për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian”, shkruan ministri Hoxha.

Hoxha dhe Bere diskutuan gjithashtu për sfidat e përbashkëta në kontinent dhe rolin kryesor të Gjermanisë në rajon.

“Diskutuam gjithashtu mjedisin më të gjerë strategjik në Evropë, rëndësinë e ruajtjes së një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita, si dhe nevojën për një angazhim edhe më të fortë gjerman në Ballkanin Perëndimor”, nënvizon Hoxha.

Ministri i Jashtëm shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët gjermanë: “Faleminderit, Peter, për miqësinë tënde ndaj Shqipërisë dhe interesin tënd të madh për Ballkanin Perëndimor”, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla merr pjesë në darkën gala të organizuar nga Presidenca irlandeze...

0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të...