BallinaDiaspora‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport...

‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

-

Platforma qytetare “Liria ka Emër” i ka dërguar një letër zyrtare anëtarëve të Parlamentit Europian në Bruksel, ku kërkon shqyrtimin e shqetësimeve mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në letër kërkohet organizimi i një dëgjese të posaçme parlamentar, një vlerësim i pavarur ndërkombëtar dhe një raport nga Komisioni Europian mbi transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Platforma ngre shqetësime për paraburgimin e tejzgjatur, barazinë mes Prokurorisë dhe Mbrojtjes, besueshmërinë e provave, pavarësinë e gjyqtarëve dhe administrimin e dëshmive. Ajo i referohet edhe raportit të Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), të përgatitur në prill 2026 me kërkesë të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.

“Ne nuk po kërkojmë imunitet për askënd, por garanci që askush të mos gjykohet jashtë standardeve universale të drejtësisë”, thuhet në letër.

“Liria ka Emër” i kërkon Parlamentit Europian të ndërmarrë hapa institucionalë për shqyrtimin e këtyre shqetësimeve, si dhe kërkon një takim me përfaqësuesit e saj në Bruksel për të paraqitur dokumentacionin dhe propozimet përkatëse, transmeton abcnewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pesë kadetë të Kosovës diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë

0
Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë, duke shënuar një tjetër hap në përgatitjen profesionale të...