BallinaSportiHysa sfidon kampionin e botës në Gjermani

Hysa sfidon kampionin e botës në Gjermani

-

Nelson Hysa do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij më 28 nëntor, kur do të ngjitet në ringun e “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf përballë kampionit të botës në WBC, Agit Kabayel. Boksieri shqiptar do të ketë përballë një prej emrave më të rëndësishëm të kategorisë së peshave të rënda, ndërsa në lojë do të jetë titulli prestigjioz i WBC-së.

Përballja tashmë është zyrtarizuar pas disa muajsh negociatash, me Kabayel dhe promotorin e njohur Frank Warren që kanë konfirmuar duelin.

Hysa mbërrin në këtë sfidë me një rekord të jashtëzakonshëm prej 25 fitoresh në 25 ndeshje, ku 23 prej tyre i ka siguruar me nokaut. Në duelin e fundit, shqiptari triumfoi ndaj Thomas Narmos me nokaut që në raundin e dytë, duke konfirmuar formën e tij të mirë. Në krahun tjetër, Kabayel është kampioni aktual i WBC-së dhe një prej boksierëve më të vlerësuar në divizionin e peshave të rënda.

Për Hysën, data e 28 nëntorit e bën edhe më të veçantë këtë përballje. Dueli zhvillohet në periudhën e festave të nëntorit, kur shqiptarët kujtojnë Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë. Edhe pse data nuk është përcaktuar për këtë arsye, ajo mund të ketë një domethënie të veçantë për boksierin shqiptar.

Hysa synon një arritje historike: të bëhet boksieri i parë që garon nën flamurin shqiptar dhe fiton një prej titujve të katër organizatave kryesore të boksit botëror, WBC, WBA, WBO ose IBF.

Për këtë arsye, sfida me Kabayel përfaqëson shumë më tepër se një tjetër ndeshje. Më 28 nëntor, Nelson Hysa do të kërkojë të shkruajë një kapitull të ri për veten dhe për boksin shqiptar. Përballja pritet të zhvillohet në mbrëmje, ndërsa hyrja e dy boksierëve në ring parashikohet rreth orës 23:00 sipas orës shqiptare, në varësi të kohëzgjatjes së dueleve paraprake./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbyllet dita e 124 e protestës: Poshtë narkoshteti!

0
Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë...