Ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga nisja e ndeshjes Izrael – Kosovë, e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve, janë publikuar formacionet zyrtare. Ajo çka bie në sy në qasjen e trajnerit Franco Foda, përkon me 7 ndryshime në formacionin bazë, krahas sfidës së humbur 3:1 ndaj Austrisë para disa ditësh.
Mungesa e madhe te “Dardanët” përkon me goladorin Vedat Muriqi.
Jo vetëm që nuk është në 11-shen, por as në stolin e rezervave. Gjithçka ka të bëjë me lëndim muskulor gjatë stërvitjes para ndeshjes. Me shumë gjasa, Muriqi e ka mbyllur me Kosovën për këto ndeshje në Ligën e Kombeve. Kosova me shumë ndryshime në formacion!
Kosova do të luajë sonte ndeshjen e tretë në grup në Ligën B, në Ligën e Kombeve. Dardanët do të përballen me Izraelin jashtë fushe. Kosova vjen pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë, Izraelit pas humbjes në shtëpi 0-3 ndaj Irlandës.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacionin e sotëm titullar, ku bie në sy lënia në stol e Vedat Muriqit.
Po ashtu Edon Zhegrova e nis nga stoli.
Kosova: Shaipi; Avdyli, Devolla, Krasniqi, Vojvoda; Jashari, Kacuri, Matoshi, Ermal Krasniqi; Asllani, Rrahmani. /K.GOCA/BS










