BallinaEKSKLUZIVEKosova mposhtet në Vjenë

Kosova mposhtet në Vjenë

-

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në Vjenë, me rezultat 3:1 nga Austria, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve në futboll.

Austria 2-0 Kosovë, mbyllet pjesa e parë – Dardanët presin reagimin në 45 minutat e dyta

Austria ndëshkon Kosovën në fund të pjesës së parë, Dardanët në disavantazh 2-0

Vjenë – Përfundon pjesa e parë e sfidës mes Austrisë dhe Kosovës, me vendasit që shkojnë në pushim me epërsi të dyfishtë, 2-0.

Kosova e nisi ndeshjen me synimin për të marrë një rezultat pozitiv, por Austria arriti të shfrytëzojë momentet e saj dhe të vendosë ndeshjen në favorin e vet.

Goli i dytë erdhi në 45+2’, në fundin e pjesës së parë. Pas një aksioni të rrjedhshëm të Austrisë, Junior Adamu përfitoi nga një pasim perfekt dhe, i vetëm përballë portës, realizoi me një goditje të ulët në qendër.

Një goditje e tillë ishte e pamundur për t’u ndalur nga portieri i Kosovës.

45’ – Minutat e fundit të pjesës së parë po zhvillohen nën avantazhin e Austrisë.

Rezultati në pushim:

🇦🇹 Austria 2-0 Kosova 🇽🇰

Dardanët do të kenë 45 minuta të tjera për të reaguar dhe për të kërkuar rikthimin në ndeshje.Spektakël në Vjenë! Dardanët nisin betejën për rezultat pozitiv ndaj Austrisë

Shumë mërgimtarë nga e gjithë mërgata shqiptare janë në Austri për të përkrahur dardanët.

Austria – Kosova 0:0

Stadiumi “Ernst Happel” në Vjenë
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: N. Walsh (Skocia).
Shënues:
Kartona të verdhë:
Austria: Zawieztchisky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
Kosova: Muriç; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; E. Krasniqi, Muriqi, Zabërgja. /K.GOCA/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NË CILIN PLANET NDODHET “EUROPA E BALLKANIT”?

0
Nga Mehmet Elezi, publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat Kryeministri hungarez P. Maxhar (Magyar) ka kërkuar zytarisht heqjen e imunitetit të tij, pasi prokurorët po...