BallinaEKSKLUZIVEAustria 2-0 Kosovë, mbyllet pjesa e parë – Dardanët presin reagimin në 45 minutat e dyta

Austria 2-0 Kosovë, mbyllet pjesa e parë – Dardanët presin reagimin në 45 minutat e dyta

-

Austria ndëshkon Kosovën në fund të pjesës së parë, Dardanët në disavantazh 2-0

Vjenë – Përfundon pjesa e parë e sfidës mes Austrisë dhe Kosovës, me vendasit që shkojnë në pushim me epërsi të dyfishtë, 2-0.

Kosova e nisi ndeshjen me synimin për të marrë një rezultat pozitiv, por Austria arriti të shfrytëzojë momentet e saj dhe të vendosë ndeshjen në favorin e vet.

Goli i dytë erdhi në 45+2’, në fundin e pjesës së parë. Pas një aksioni të rrjedhshëm të Austrisë, Junior Adamu përfitoi nga një pasim perfekt dhe, i vetëm përballë portës, realizoi me një goditje të ulët në qendër.

Një goditje e tillë ishte e pamundur për t’u ndalur nga portieri i Kosovës.

45’ – Minutat e fundit të pjesës së parë po zhvillohen nën avantazhin e Austrisë.

Rezultati në pushim:

🇦🇹 Austria 2-0 Kosova 🇽🇰

Dardanët do të kenë 45 minuta të tjera për të reaguar dhe për të kërkuar rikthimin në ndeshje.Spektakël në Vjenë! Dardanët nisin betejën për rezultat pozitiv ndaj Austrisë

Shumë mërgimtarë nga e gjithë mërgata shqiptare janë në Austri për të përkrahur dardanët.

Austria – Kosova 0:0

Stadiumi “Ernst Happel” në Vjenë
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: N. Walsh (Skocia).
Shënues:
Kartona të verdhë:
Austria: Zawieztchisky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
Kosova: Muriç; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; E. Krasniqi, Muriqi, Zabërgja. Po luhet ndeshja…

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra i thotë “Jo” forcimit të neutralitetit, 70.2% kundër iniciativës

0
Bernë – Qytetarët zviceranë kanë refuzuar me shumicë të gjerë nismën për forcimin e mëtejshëm të neutralitetit të vendit. Sipas rezultateve përfundimtare, 70.2% e votuesve kanë...