BallinaDiasporaDiaspora shqiptare proteston në Austin kundër verdiktit në Hagë

Diaspora shqiptare proteston në Austin kundër verdiktit në Hagë

-

Austin, Texas – Komuniteti shqiptar në Texas pritet të zhvillojë të hënën një protestë në Austin, në shenjë kundërshtimi ndaj verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në orën 13:00, sipas kohës lokale, ndërsa organizatorët synojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe mbështetjen për UÇK-në dhe ish-drejtuesit e saj.

Tubimi në Texas vjen në kuadër të mobilizimit të komuniteteve shqiptare në diasporë, të cilat kanë zhvilluar protesta dhe tubime në vende të ndryshme pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Keith Self: Shqetësim për “anshmërinë politike”

Në këtë debat është përfshirë edhe kongresisti amerikan nga Texas, Keith Self. Dy ditë para shpalljes së aktgjykimit, më 14 shtator, Self kishte shprehur publikisht shqetësimin e tij për ndikimin e mundshëm të asaj që ai e cilësoi si “anshmëri politike” në proceset vendimmarrëse të institucioneve të drejtësisë në Hagë.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Self shkruante se shpresonte që njëanshmëria politike të mos ndikonte në vendimmarrje gjatë javës kur pritej shpallja e vendimit në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe tre të pandehurve të tjerë.

“Shpresoj që një anshmëri e tillë të mos shfaqet këtë javë, kur të merret vendimi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësi pas viteve të shtypjes serbe”, kishte shkruar Self.

Protesta e komunitetit shqiptar në Austin pritet të shërbejë si një tjetër moment mobilizimi të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve dhe vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë. Pjesëmarrësit pritet të përcjellin mesazhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra refuzon forcimin e neutralitetit, reagime të forta nga jashtë

0
Bernë – Rezultati i referendumit për neutralitetin e Zvicrës ka tërhequr vëmendje edhe përtej kufijve të vendit. Pas refuzimit me 70.2% të votave të iniciativës për forcimin...