Nga Mehmet Elezi, publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat
Kryeministri hungarez P. Maxhar (Magyar) ka kërkuar zytarisht heqjen e imunitetit të tij, pasi prokurorët po e hetojnë për “vjedhje”. Dyshohet se në qershor 2024, gjatë një grindjeje në një klub nate, Maxhari ia mori telefonin celular një burri dhe e hodhi atë në lumin Danub. Incidenti ka ndodhur dy vjet para se partia e tij të fitonte zgjedhjet në mënyrë dërrmuese, duke rrëzuar nga pushteti ish-kryeministrin populist Viktor Orbán.
Maxhari i ka kritikuar prokurorët për kërkesën për t’i hequr imunitetin atij në të njëjtën kohë me kërkesën për t’ua hequr imunitetin dy ish-ministrave të kohës së Orbánit, të cilët akuzohen për keqpërdorimin e dhjetëra milionë dollarëve nga fondet publike dhe për miliona të tjerë të marrë nëndore (ryshfet).
“Kushdo që s’ka asgjë për të fshehur del hapur“, tha Maxhari, duke kërkuar që partia e tij të votojë për t’ia hequr imunitetin.
Dy Europa përballë. Njëra, e vërteta, kjo me modele si ky i kryeministrit Maxhar. Tjetra, “Europa e Ballkanit”, siç e ka quajtur Edi Rama Shqipërinë tonë të dashur, ku prokurorët muk guxojnë as me e marrë në pyetje kryeministrin për akuzat për vjedhje qindramilionëshe.
Kjo “Europa e Ballkanit” në cilin planet ndodhet?










