BallinaKulturaUNISHK dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi

UNISHK dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi

-

Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Blerta Dragusha, nënshkroi sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, të përfaqësuar nga drejtorja e institucionit, znj. Majlinda Toçi.

Marrëveshja vendos një kuadër të përbashkët bashkëpunimi në fushën e studimeve albanologjike, kërkimit shkencor dhe ruajtjes e promovimit të trashëgimisë së shkruar shqiptare.

Bashkëpunimi do të përfshijë kërkime në gjuhësi, bibliografi, arkivistikë dhe trashëgimi dokumentare, si dhe projekte akademike, botuese dhe digjitale me interes të përbashkët.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet përfshirjes së studentëve, doktorantëve, pedagogëve dhe studiuesve në veprimtari dhe projekte të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja për kërkimin dhe studimin e koleksioneve albano-ballkanologjike të BKSH-së.

Në takim ishin të pranishme edhe Zv. Rektorja e UNISHK, Eliana Laçej, dhe drejtuesja e Qendrës së Studimeve Albanologjike,Zamira Shkreli.

Ky është një hap i ri drejt forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe zhvillimit të studimeve albanologjike në Shkodër dhe më gjerë.

#UNISHK#BKSH#Albanologji#KërkimShkencor#Trashëgimi#StudimeAlbanologjike#Bashkëpunim#LuigjGurakuqi

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Albania Past and Present” (1919): Zëri i Shqipërisë në skenën botërore...

0
Nga Prof.dr. Pal NIKOLLI Një libër i shkruar në kohën kur përcaktohej fati i Shqipërisë Në historinë e mendimit politik, historiografisë dhe diplomacisë shqiptare ka vepra...