BallinaDiasporaAtasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Kroaci, Agron Murati, merr pjesë në...

Atasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Kroaci, Agron Murati, merr pjesë në dy konferenca të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare

-

Split dhe Zagreb – Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Nënkolonel Agron Murati, ka marrë pjesë në dy konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë trajtuar çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe sfidat aktuale me të cilat përballet Evropa. Fillimisht, nga data 27 deri më 29 tetor 2026, Nënkolonel Murati mori pjesë në konferencën me temë “Nisma për Sigurinë kundër Përhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë në Evropën Juglindore”, e cila u zhvillua në qytetin e Splitit, në Kroaci.

Kjo nismë u organizua nga Qeveria e Republikës së Kroacisë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me synimin për të rritur vetëdijen mbi rreziqet që paraqesin armët e shkatërrimit në masë (WMD), për të identifikuar boshllëqet ekzistuese në mekanizmat e sigurisë dhe për të forcuar kapacitetet ndërinstitucionale në parandalimin e përhapjes së materialeve, komponentëve dhe teknologjive të ndjeshme përtej kufijve shtetërorë.

Ndërkaq, më 3 dhe 4 nëntor 2026, Nënkolonel Agron Murati mori pjesë edhe në Konferencën mbi Sfidat e Sigurisë për Evropën, e cila u mbajt në Zagreb. Kjo konferencë u organizua nga Qendra për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë – RACVIAC, në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung. Pjesëmarrja në këto dy aktivitete dëshmon rëndësinë e angazhimit të përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e partneriteteve me vendet aleate. Përmes pjesëmarrjes në iniciativa të tilla, Kosova vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj sigurisë kolektive, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në Evropë, njofton Ambasada e Kosovës në Kroaci, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

0
Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një aktivitet që synon...