POSTIMET E FUNDIT

Gjermania regjistron fitoren më bindëse deri më tani, 7:1

Gjermania ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror, duke mposhtur bindshëm Kurasaon me rezultat 7:1 në ndeshjen e parë të Grupit E. Edhe pse Kurasao, një shtet me rreth 150 mijë banorë, shkroi histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botëror, futbollistët gjermanë nuk treguan mëshirë dhe dominuan plotësisht takimin.

Gjermania kaloi në epërsi qysh në minutën e 6-të, kur Felix Nmecha demonstroi cilësitë e tij teknike duke realizuar një gol të bukur me volej nga rreth 15 metra për rezultatin 1:0.

Gjermania – Kurasao 7:1

Stadiumi “NGB”, Houston.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: J. Jayed  (Maroku).
Shënues: Nmecha (6′, Schlotterbeck (38′), Havertz 45+4′ – nga penalltia e 88′), Musiala (47′), Brown (68′), Undav (78′) – Comenencia (21′).

Kartona të verdhë:
Gjermania: Neuer, Kimmich (Anton 83′), Tah (Rudiger 73′), Schloterbeck, Brown (Raum 73′), Nmecha (Goretzka 73′), Pavlloviq, Wirtz, Musiala (Undav 64′), Sane, Havertz.
Kurasao: Room, Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus, Bacuna, Comenencia, Hansen (Antonisse 46′), Ching (Kastaneer 83′), Bacuna, Locadia (Margaritha 65′). Vetëm tri minuta më vonë, Nmecha u gjend sërish në pozitë ideale pas një harkimi në zonë, por tentativa e tij përfundoi pranë shtyllës së djathtë.
Befasia erdhi në minutën e 21-të, kur Livano Comenencia realizoi për Curaçaon dhe barazoi rezultatin në 1:1.

Gjermanët reaguan shpejt dhe në minutën e 38-të Nico Schlotterbeck shënoi me kokë, duke rikthyer epërsinë 2:1 dhe Havertz (nga penalltia – 45+4′) realizoi për 3:1.

Pjesa e dytë ishte plotësisht në dominimin e gjermanëve. Në minutën e 47-të, Jamal Musiala realizoi nga një kënd i vështirë për 4:1, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Më pas, në minutën e 68-të, Nathaniel Brown shënoi golin e pestë, ndërsa në minutën e 78-të Deniz Undav vulosi rezultatin përfundimtar 6:1. Havertz vulosi rezultatin 7:1 në minutën e 88-të.

Gjermania e nisi në mënyrë perfekte aventurën në Grupin E, ku bën pjesë së bashku me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kurasaon.

Ndeshjen e ardhshme Gjermania e zhvillon më 20 qershor ndaj Bregut të Fildishtë (22:00), ndërsa më 21 qershor Ekuadori përballet me Curaçaon (02:00).

Më 20 qershor Gjermania ndeshet me Bregun e Fildishtë (22.00) dhe më 21 qershor Ekuadori sfidohet nga Kurasao (02.00). /K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB