BallinaSportiNiset peticioni global kundër presidentit të FIFA-s

Niset peticioni global kundër presidentit të FIFA-s

Një koalicion ndërkombëtar i shoqatave të tifozëve ka nisur një peticion online këtë të enjte në mesditë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe një reformë të thellë e rrënjësore të organit më të lartë të futbollit botëror.

Organizatat nismëtare, mes të cilave përfshihen emra të njohur si Football Supporters EuropeNational Supporters Association dhe French Irresistibles, akuzojnë drejtuesin e FIFA-s se po vendos veten mbi vetë interesat e lojës dhe të komunitetit që e mbështet atë.

Përmes një deklarate zyrtare me ton të ashpër, koalicioni nëvizoi se prapavija e këtij sporti qëndron te njerëzit që e ndjekin atë çdo ditë, e jo te drejtuesit e zyrave qendrore. “Futbolli u përket atyre që mbushin stadiumet, që ndjekin klubet dhe ekipet e tyre kombëtare nëpër triumfet dhe dështimet e tyre, që udhëtojnë nëpër vende dhe kontinente, që e kalojnë sportin brez pas brezi dhe e mbajnë gjallë çdo ditë të vitit. Megjithatë, një njeri duket se beson se është më i rëndësishëm se vetë futbolli,” denoncon deklarata e përbashkët. Përveç largimit të Infantinos, peticioni synon të rindërtojë mënyrën se si merren vendimet në futbollin modern. Përfaqësuesit e tifozëve po kërkojnë në mënyrë të veçantë një përfshirje formale dhe institucionale të mbështetësve, si dhe të vetë lojtarëve, në të gjitha proceset vendimmarrëse që formësojnë të ardhmen e këtij sporti, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Cyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash

0
Autoritetet e qytetit të zyrihut kanë miratuar një kornizë për zbatimin e një projekti pilot që parashikon shkurtimin e javës së punës nga 42...