BallinaSportiKosova në Taranto 2026

Kosova në Taranto 2026

Në prag të garave në Taranto 2026, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka përcjellë mbështetjen e plotë për sportistët e Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

“Gjatë qëndrimit në Taranto, ministri Gashani prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së punën dhe progresin e Kosovës në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Taranto 2026 është një tjetër mundësi që sportistët tanë të dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe shpirtin garues, duke përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

“Nga Taranto 2026 drejt Prishtinës 2030, Kosova po ndërton një kapitull të ri të sportit të saj. Sportistëve tanë u dëshirojmë shumë suksese, paraqitje dinjitoze dhe sa më shumë medalje! Forca Kosovë!”, theksohet në fund njoftimit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ansambli Shqiponja në Luzern hap dyert për brezin e ri

0
Mbrëmjen e së enjtes, më 20 gusht 2026, Ansambli Shqiponja i Misionit tonë në Luzern shënoi një hap të rëndësishëm në veprimtarinë e tij...

TETOVA ËSHTË DARDANI