BallinaAtdheuTETOVA ËSHTË DARDANI

TETOVA ËSHTË DARDANI

Nëna e Skënderbeut është shqiptare e Pollogut-flasin dokumentet; e vitit 1439 dhe 1551…

Për përkatësinë e kësaj treve që në të kaluarën i ka takuar Dardanisë janë shumë studiues të huaj si F. Papzoglu, H. Kiperti, N. Vuliqi dhe shumë studiues të tjerë me përjashtim të Nada Proevës të cilës me të madhe i pengon kontinuiteti Iliro dardan. Ndërsa Garashanini deklaron “Dardanët ishin padyshim Ilirë”. Edhe studimet linguistike të M. Budmirit kanë dëshmua lidhjet e ngushta të gjuhës së sotme shqipe me ilirishten e vjetër. Problemi i raportit të shqipes ndaj ilirishtes është një problem historik e gjuhësor atë duhet rrokur në tërësinë komplekse të tyre. Për këtë arsye shqiptarët duhet konsideruar si pasardhës të ilirëve, banorëve më të vjetër të Ballkanit Perëndimor. Pasi shumica e studiuesve që merren me këtë problematikë kanë pranuar pa hamendje tezën se, shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.

Nëna e Skënderbeut është shqiptare e Pollogut-flasin dokumentet

Fusha e Pollogut është urë lidhëse edhe gjatë ngritjes të shtetit të Gjon Kastriotit. Në këtë periudhë aty ka fundi i shek XIV, zotërimet e tij janë zgjeruar sidomos në drejtim të lindjes në rajonet e Prizrenit dhe në fushën e Pollogut në drejtim të Gostivarit e Tetovës deri në afërsi të Shkupit. Për këtë fletë edhe martesa e Gjonit me Vojsavën (Jellën), sipas një dokumenti nga Raguza të vitit 1439). Ku sqaron se kjo vajzë ishte bijë fisnike afër Shkupit.

Kur mësojmë për shtetin e Gjon Kastriotit del në pah kryqëzimi i rrugëve kryesore që lidhnin tokat shqiptare me dy rrugë tepër të rëndësishme. Ndër to në Perëndim Lindje më të përhapura ishin dy: Njëra rrugë lidhte viset bregdetare me Prizrenin, që duhet të ketë qenë qendra administrative e shtetit të gjon Kastriotit. Në këtë qytete të lashtë kryqëzoheshin rrugë tregtare të rrahura që shkonin në drejtim të Prishtinës, Pejës dhe Tetovës. Sot e kësaj dite kjo rrugë që lidh Tetovën me Prizrenin në popull është e njohur si rruga romake apo e Ilire, që ka lidhur Prizrenin me Tetovën dhe Shkupin, nëpër shpatiet e Malit Sharr ka fshati Veshallë, ku udhëpërshkruesi francez Jozef Sharbonell e përshkruan si rrugë shumë të shkurtë, por edhe shumë e vështirë për të kaluar malin Sharr, për të dalë në Shkup në drejtim të Selanikut.

Traseja e rrugës së dytë kalonte nga Durrësi, Tirana, në drejtim të krahinës së Matit, në Dibër ndiqte rrjedhën e lumit Vardar për të arritur në Shkup. Interesat ekonomike e tregtarë të Gjon Kastriotit shtriheshin edhe përtej zotërimeve të tij në fushë Dardani, madje edhe përtej Shkupit.

Sipas ndarjes më të re administrative turke në vitin 1864 u formuan tri vilajete në midis Ballkanit: i Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, ndërsa disa vite më vonë më 1868 u formua edhe vilajeti i Kosovës, me seli në Prizren. Por pasi në këtë qendër shqiptare bënte pjesë Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova dhe Velesi deri ne Shtip. Komanda turke për ta neutralizuar Prizrenin si qendër revolucionare, vendosi të caktonte si qendër Prishtinën në vitin 1875, por këtë vendim pas tre viteve e ndërroi. Ajo në vitin 1888 për qendër administrative dhe diplomatike të Shqipërisë Verilindore e shpalli Shkupin. Më gjerësisht te libri im, me foto dhe data për VIOSAVËN bija e Pollogut).

Marrë na libri Prof. Dr. Vebi Xhemaili “Shqiptarët në Banovinën e Vardarit 1915-1941”

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ansambli Shqiponja në Luzern hap dyert për brezin e ri

0
Mbrëmjen e së enjtes, më 20 gusht 2026, Ansambli Shqiponja i Misionit tonë në Luzern shënoi një hap të rëndësishëm në veprimtarinë e tij...