Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Veliaj në Bruksel: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve, Kampusi, histori suksesi për Tiranën

by administrator
13:44 21/11/24
in Arsimi
Veliaj në Bruksel: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve, Kampusi, histori suksesi për Tiranën
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Në një atmosferë solemne, Kolegji i Europës festoi 75-vjetorin e tij në Bruksel, duke përkuar me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë. Të ftuar të nderit në ceremoni ishin kryetarët e Bashkive të Tiranës, Bryzhit dhe Varshavës, qytete, që janë pritës të Kolegjit të Europës. Duke iu drejtuar audiencës së të diplomuarve ndër vite (Alumni) të kolegjit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës si një nga tre qytetet që presin kampuset e këtij institucioni prestigjioz.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është pjesë e tre qyteteve që kanë një kampus të Kolegjit të Evropës, bashkë me Bryzh dhe Natolin (Varshavë), me të cilat ndajmë një eksperiencë fantastike dhe ku ka ndodhur zgjerimi i parë për vendet e Evropës Qendrore. Hapja e kampusit në Tiranë sinjalizon një hapje të re dhe një zgjerim të ri, jo vetëm si anëtarësim në BE, por edhe si mentalitet evropian”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ky projekt ka transformuar jo vetëm “Qytetin Studenti”, por edhe vetë Tiranën, duke krijuar një mjedis të pasur kulturor e arsimor. Veliaj ndau lajmin e mirë për zgjerimin e kampusit vitin tjetër. “Kemi një super lajm: nga viti i ardhshëm kampusi do të dyfishohet, po ashtu edhe numri i studentëve, ndaj më vjen mirë që në të njëjtat konvikte ku jetojnë studentët e Kolegjit të Evropës, jetojnë edhe studentët shqiptarë.

I gjithë “Qyteti Studenti” ka marrë jetë nga kjo eksperiencë, por besoj se e gjithë Tirana ka përfituar nga fakti se kemi këtë kontribut të studentëve që vijnë nga gjithë BE-ja, për të pasur një përvojë unike në Tiranë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm të rritjes çdo vit me studentët që vijnë në kampusin e Tiranës, do të jemi vërtet një histori suksesi”, deklaroi Veliaj.

Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, falënderoi kryebashkiakun e Tiranës për angazhimin e tij në këtë projekt historik. “Jemi shumë të lumtur që Kolegji i Evropës ka hapur dyert në Tiranë me mbështetjen tuaj personale dhe të Bashkisë së Tiranës.

Aty ndjehet entuziazmi, ndihet prania e Bashkimit Evropian në rajon, dhe jam shumë krenare për nisjen e vitit të ri akademik. Studentët po ndjekin kurset e tyre, po japin provimet, dhe presim që vitin tjetër të kalojmë në 55 studentë, e më pas të rritemi çdo vit, për të integruar plotësisht Tiranën, Shqipërinë, dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin e kolegjit dhe në Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo. Kampuset e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Bruzh dhe Natolin vazhdojnë të jenë një urë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian./RTSH/

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh