Institucion kombëtar për formimin e kuadrove të drejtësisë, sigurisë dhe administratës publike.
Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” po avancon drejt finalizimit të Planit Strategjik 2026 – 2031, në përputhje me misionin, vizionin dhe prioritetet zhvillimore të Universitetit, me synim konsolidimin e mëtejshëm të rolit të tij si institucion publik akademik me rëndësi kombëtare.
Plani Strategjik përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit të Fakultetit, duke u përqendruar në avancimin e cilësisë së mësimdhënies, forcimin e kërkimit shkencor, modernizimin e programeve të studimit dhe përgatitjen e kuadrove profesionale për sistemin e drejtësisë, sektorin e sigurisë dhe administratën publike.
Prioritet të veçantë përbëjnë ndërlidhja e teorisë me praktikën profesionale, zhvillimi i klinikës juridike dhe gjykatës simuluese, integrimi i teknologjive digjitale dhe inteligjencës artificiale në edukimin juridik, modernizimi i infrastrukturës akademike dhe zgjerimi i bashkëpunimit me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në frymën e vizionit “Universiteti 4.0”, Fakulteti synon të ndërtojë një mjedis akademik bashkëkohor, ku studenti është partner në procesin e të nxënit, dija shndërrohet në kompetencë profesionale dhe inovacioni shërben si bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Përmes ndërkombëtarizimit, mobilitetit akademik, praktikave profesionale dhe përafrimit me standardet evropiane, synohet përgatitja e profesionistëve të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të shoqërisë dhe kërkesave të tregut të punës.
Plani Strategjik 2026 – 2031 synon të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin institucional, përcaktimin e objektivave të matshme dhe realizimin e prioriteteve që kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e cilësisë akademike dhe rritjen e rolit të Fakultetit Juridik në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Cilësi akademike. Përgatitje profesionale. Inovacion. Përgjegjësi institucionale. Perspektivë evropiane, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch
#FakultetiJuridik#UniversitetiHaxhiZeka#PlaniStrategjik2031#Drejtësi#Siguri#AdministratëPublike#CilësiAkademike#Universiteti40#Digjitalizim#Inovacion#KërkimShkencor#PraktikëProfesionale#Ndërkombëtarizim#StudentiNëQendër#ArsimimPërTëArdhmen










