BallinaSportiAston Villa është fituese e trofeut të Europa League në futboll

Aston Villa është fituese e trofeut të Europa League në futboll

-

Ekipi nga Birminghami triumfoi me rezultat të thellë 3:0 ndaj Freiburgut, në finalen e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Besiktas Park’ në Stamboll.

Trajneri Unai Emery edhe një herë dëshmoi se është specialist i kësaj gare evropiane, duke e udhëhequr Aston Villën drejt një triumfi bindës dhe trofeut.

Dy gola në fund të pjesës së parë ishin treguesi më i mirë se Aston Villa do të dilte fitimtare në finalen e madhe.

Golat u realizuan nga Tielemans në minutën e 41-të, Buendía në minutën e 45+3, ndërsa vulën e fitores e vendosi Morgan Rogers në minutën e 58-të.

Skuadra gjermane Freiburg nuk pati forcë të bëjë më shumë ndaj një Aston Ville shumë të fortë, që dominoi finalen dhe festoi me meritë./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...