Shkëndija e Tetovës sonte zhgënjeu të gjithë me paraqitje në finalen e Kupës së Maqedonisë duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Sileksi i Kratovës. Skuadra kuqezi vlerësohej favorite ndaj Sileskit por kështu nuk ndodhi në fushën e lojës për faktin se rivali ngadhënjeu në stadiumin në Shkup.
Shkëndija mbeti pa titullin e kampionit, por sonte edhe pa Kupën e Maqedonisë së Veriut. Tifozët “Ballistët” janë tejet të dëshpëruar më këtë dështim të Shkëndijes. Jo vetëm “Ballistët” por ka shumë shqiptarë që nuk pajtohen më këtë humbje të Shkëndijes. Ersin Saliu ka komentuar në profilin e Shkëndijes mes të tjera: “Dresi i Shkëndijës peshon tepër, nuk mund ta veshe çdokush, normal futbolli ka fitore edhe humbje, ama me këtë ekip ne duhet të jemi Mbreti i kësaj lige e në kupë”.
Armend Imeri po ashtu ka komentuar mes të tjera: “Struga, Arsimi a Bashkimi kush i kish fajet për këtë lojë. Mjerim! S’besoj se ka shqiptar te Maqedonisë si nuk është me Shkëndijen, ama turp gjithë sezonin te akuzosh ekipet shqiptare pse s’ja leshojnë lojën e te humbësh prej ekipeve maqedone.
Për fuqinë dhe buxhetin që e ka Shkëndija duhet të jetë si Bayern Munchen në ligen Gjermane e pa konkurrencë”.
Ka qindra komente, kritika për lojën dhe dështimin e Shkëndijes sonte në finalen e Kupës./K.Goca/BS




