POSTIMET E FUNDIT

Clinton: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur dhunën në Kosovë

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavia-s, një ndërhyrje që konsiderohet si pikë kthese në përpjekjet për të ndalur dhunën dhe spastrimin etnik në Kosova.

Më 24 mars 1999, Aleanca Veri-Atlantike nisi bombardimet ajrore ndaj forcave serbe, të cilat akuzoheshin për kryerjen e krimeve të rënda kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Kjo ndërhyrje erdhi pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për paqe dhe refuzimit të autoriteteve serbe për të pranuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Në atë ditë historike, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, iu drejtua publikut amerikan dhe botës, duke arsyetuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes ushtarake.

“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm dhe për të parandaluar një luftë më të gjerë,” deklaroi ai.

Clinton theksoi se për vite me radhë, shqiptarët e Kosovës kishin ndjekur rrugë paqësore për të fituar të drejtat e tyre, por përballeshin me represion të vazhdueshëm nga regjimi i Slobodan Milošević. Ai shtoi se edhe përpjekjet ndërkombëtare për një marrëveshje paqeje kishin dështuar, pavarësisht gatishmërisë së palës kosovare për kompromis.

“Kjo nuk ishte një luftë në kuptimin tradicional, por një sulm me tanke dhe artileri ndaj një popullsie kryesisht të pambrojtur,” u shpreh ai, duke e përshkruar situatën si një krizë humanitare që kërkonte reagim urgjent ndërkombëtar.

Ndërhyrja e NATO-s zgjati 78 ditë dhe përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999. Pas kësaj, territori kaloi nën administrimin ndërkombëtar dhe më vonë shpalli pavarësinë në vitin 2008. Sot, kjo datë kujtohet si një moment vendimtar për ndalimin e dhunës dhe hapjen e rrugës drejt lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, duke mbetur një nga ndërhyrjet më të rëndësishme humanitare në historinë e fundit ndërkombëtare, trnsmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB