POSTIMET E FUNDIT

Thirrje për Bamirësi në Ditët e Bekuara të Ramazanit

Të dashur vëllezër dhe motra,

Tashmë jemi gati në mesin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ditët po kalojnë shpejt, ndërsa zemrat tona mbushen me lutje, agjërim dhe shpresë për pranimin e veprave tona të mira. Allahu jua pranoftë agjërimin, namazin, lutjet dhe çdo bamirësi që keni bërë deri tani, dhe jua shtoftë begatinë në këto ditë të mbetura.

Ramazani është muaj i mëshirës, faljes dhe solidaritetit. Në këto ditë të bekuara, ka ende familje që mezi sigurojnë iftarin, fëmijë që presin me shpresë një shujtë të ngrohtë dhe njerëz që i drejtohen Allahut me lutje për ndihmë. Sadakaja juaj mund të jetë përgjigjja e asaj lutjeje – një pako ushqimore, një buzëqeshje, një dritë shprese për dikë që ka nevojë.

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” ju drejtohet me zemër të hapur që në këto ditë të mbetura të Ramazanit të bëheni pjesë e kësaj mirësie. Ende kemi nevojë për përkrahjen tuaj që të arrijmë tek sa më shumë familje në nevojë në Luginën e Preshevës.

Ju ftojmë:

Zekatul-Fitri – 20 franga zvicerane për person, një obligim i rëndësishëm që duhet përmbushur para Bajramit, për të gëzuar edhe familjet në nevojë.
Anëtarësia vjetore – 30 franga zvicerane në vit, një kontribut simbolik që ndihmon vazhdimësinë e misionit tonë humanitar.
Sadaka dhe kontribute të lira – Çdo shumë, e vogël apo e madhe, ka peshë dhe vlerë të jashtëzakonshme.

Mos ta lëmë këtë muaj të përfundojë pa dhënë nga ajo që Allahu na ka dhuruar. Ditët e fundit të Ramazanit janë ndër më të vlefshmet – le t’i shfrytëzojmë për të shtuar veprat e mira dhe për të qenë arsye gëzimi për dikë tjetër.

Ju sigurojmë se çdo kontribut trajtohet si amanet, me ndershmëri, transparencë dhe përgjegjësi të plotë, dhe shkon drejtpërdrejt për qëllime humanitare.

Allahu mos e lëntë askënd pa shpërblim për një zemër të butë dhe një dorë që jep.
Ju falënderojmë nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj.

Me ndihmën tuaj, edhe pjesa e mbetur e Ramazanit mund të jetë më e lehtë dhe më e bekuar për shumë familje.

Ju lutemi, shpërndajeni këtë thirrje edhe tek familjarët dhe miqtë tuaj.

Ramazan të bekuar dhe Allahu jua pranoftë çdo vepër të mirë!

Me respekt dhe lutje,
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”
Gossau, Zvicër, PhD. Dashnim HEBIBI, kryetar

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB