-1.3 C
Zurich
Thursday, January 22, 2026
spot_img
spot_img

Firmoset në Davos krijimi i Bordit të Paqes, Trump: Synon zgjidhjen e konflikteve globale

Duhet ti lexosh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur krijimin dhe fillimin e punës së “Bordit të Paqes” gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke e përshkruar grupin si “shumë të mirë” dhe duke thënë se po funksionon “shkëlqyeshëm”.

“Ne kemi një grup të shkëlqyer njerëzish dhe të rinj të jashtëzakonshëm që po e udhëheqin atë,” tha Trump, duke shtuar: “Në fakt, më pëlqen ky grup. Më pëlqen secili prej tyre”.

Trump diskutoi për çështjet ndërkombëtare, duke deklaruar se bota tani është “më paqësore” dhe se Bordi i Paqes do të ndihmojë në negociatat për një paqe të qëndrueshme në Gaza.

Ai theksoi se “ka zjarre të vogla që do t’i shuajmë”, por kërcënoi Hamasin se “ata duhet të dorëzojnë armët e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ky do të jetë fundi i tyre.”

Trump e përshkroi Bordit e Paqes si një organ me potencial të madh.

“Ky bord mund të jetë një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë. Jam i nderuar që jam kryetar. Po ecën shumë mirë, pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e saj”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe operacionet kundër grupeve si Shteti Islamik në Siri dhe sulmet ndaj kapaciteteve bërthamore iraniane, duke theksuar se kërcënimet ndaj Amerikës, Evropës dhe Lindjes së Mesme “po qetësohen vërtet.”

“Vetëm një vit më parë bota ishte në flakë, shumë njerëz nuk e dinin, tani po ndodhin shumë gjëra të mira”, tha Trump, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme