BallinaBiznesiKroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665 turistë në bord, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera.

Anija, me gjatësi 181 metra dhe me flamur të Ishujve Marshall, rikthehet edhe këtë vit në Portin e Durrësit, si pjesë e itinerarit të saj në Mesdhe.

Gjatë qëndrimit ditor, turistët po vizitojnë Durrësin dhe destinacione të tjera me interes historik, kulturor dhe turistik.

Me mbërritjet e njëpasnjëshme të anijeve turistike gjatë ditëve të fundit, Porti i Durrësit ka hyrë zyrtarisht në sezonin e kroçerave, duke vijuar të mirëpresë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12 mijë të huaj në punë – Shqipëria po mbështetet gjithnjë...

0
Kërkesa e lartë e bizneseve në Shqipëri për krah pune ka nxitur një valë të re punësimi të të huajve, numër i cili ka...