1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e ri të Kuvendit– në fokus konstituimi i Kuvendit

Duhet ti lexosh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Gjatë takimit, kryetari Basha paraqiti qëndrimet e tij lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

Ndryshe edhe Kuvendi njoftoi për takimin përmes një njoftimi zyrtar.

“Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Basha, pasi sipas tyre ajo është antikushtetuese, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit