0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

26 vite nga Masakra e Lybeniqit

Duhet ti lexosh

Sot bëhen 26 vite nga masakra e Lybeniqit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Mëngjesin e 1 prillit 1999, forcat paramilitare serbe, të drejtuara nga grupi  “Çakejt”, kryen një masakër të tmerrshme ndaj popullsisë civile të këtij fshati.

Më shumë se 80 shqiptarë u ekzekutuan pa mëshirë, mes tyre burra, gra dhe fëmijë të vegjël. Dëshmitarët rrëfejnë skena makabre të dhunës dhe mizorisë së paparë, ndërsa shumë familje u shuan tërësisht.

Masakra e Lybeniqit mbetet një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit të Kosovës. Çdo vit, familjarët e viktimave dhe institucionet shtetërore organizojnë homazhe në kujtim të jetëve të pafajshme të humbura, njofton telegrafi.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit