BallinaEKSKLUZIVEGJENEVA NA THËRRET: TË GJITHË BASHKË PËR TË VËRTETËN

GJENEVA NA THËRRET: TË GJITHË BASHKË PËR TË VËRTETËN

-

Më 30 Gusht, shqiptarë nga Zvicra, Evropa dhe mërgata shqiptare kudo që ndodhet, le të bashkohemi në Gjenevë.

Për Ukshin Hotin. Për të gjithë të zhdukurit me forcë. Për familjet që presin prej vitesh një përgjigje. Për të drejtën për të ditur të vërtetën. Për drejtësinë.

Ukshin Hoti nuk është vetëm një emër në historinë tonë. Ai është simbol i qëndresës, i mendimit të lirë dhe i sakrificës shqiptare. Zhdukja e tij dhe e shumë shqiptarëve të tjerë nuk mund të mbetet një plagë e heshtur dhe as një kapitull i harruar.

Koha nuk e fshin të vërtetën. Heshtja nuk e varros kujtesën. Dhe harresa nuk është përgjigje.

Prandaj, më 30 Gusht, le ta bëjmë Gjenevën dëshminë tonë.

Le të jemi aty për ata që nuk mund të flasin.
Le të jemi aty për nënat, baballarët, bashkëshortët, fëmijët dhe familjet që ende presin.
Le të jemi aty për të kërkuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Le të jemi aty për të thënë qartë: E DREJTA PËR TË DITUR TË VËRTETËN NUK SKADON.

Mërgata shqiptare, tani është koha të bashkohemi!

30 Gusht 2026
Parc des Cropettes, Gjenevë
13:30 – Tubimi
14:00 – Nisja e marshit drejt Place des Nations

Mos qëndro larg.
Mos thuaj “dikush tjetër do të shkojë”.
Bëhu ti dëshmia. Bëhu ti zëri. Bëhu ti pjesë e kujtesës sonë.

Sepse një popull që i harron të zhdukurit e tij, humb një pjesë të vetvetes.

Por një popull që kujton, kërkon, dëshmon dhe nuk hesht – nuk mposhtet.

PËR UKSHIN HOTIN.
PËR TË GJITHË TË ZHDUKURIT.
PËR FAMILJET QË PRESIN.
PËR TË VËRTETËN.
PËR DREJTËSINË.

30 GUSHT – TË GJITHË NË GJENEVË!

Këshilli organizativ

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dudaev dhe Abakarov shkojnë në finale dhe i sigurojnë dy medalje...

0
Në Itali po zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, aty ku Shqipëria synon të thotë fjalën e saj, sidomos me sportin e mundjes. Dy sportistët...

PO VJEN NË SHTËPI